Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdites, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Të lidhura

None found

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 32 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 15 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Shtuar 13.09.2025 16:31