Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur me situatën e krijuar sot në seancën e parë plenare, ku opozita bllokoi foltoren.
Lidhur me këtë situatë, Rama zbulon se Diella e ka këshilluar të mos e pengojë kundërshtarin kur gabon.
“Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka qenë përgjigja e Diellës për kryeministrin.
Postimi i Ramës:
Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet e pyeta?
Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon😬
📲 Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet, e pyeta
Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, m’u përgjigj😬
— Edi Rama (@ediramaal) September 12, 2025