Kroacia bllokoi 8 ton domate nga Shqipëria me pesticide tej normave, identifikohen dy inspektorët e arrestuar të AKU-së që lejuan eksportimin (FOTO+EMRAT)

Ronaldo Lika, 27-vjeç, dhe Griselda Doksani, 25-vjeçe, janë dy inspektorët e AKU Berat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste ditën e sotme pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore.

 

 

Dyshohet se Lika dhe Doksani, kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili eksportoi 8 ton domate duke plotësuar në mënyrë fiktive praktikat e mbajtura.

Po ashtu, besohet se ata nuk kanë bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi Mariglen Qorri, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

 

 


Shtuar 10.09.2025 12:00