VIDEO/Shpërthen festa në “Air Albania”, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale” për kuqezinjtë.

Sfida u dominua nga Kombëtarja jonë, me golin që erdhi vetëm në minutën e 25’, pas një realizimi perfekt të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë.

Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin.

Në minutat e fundit u pa një përgjumje nga ana e kuqezinjve, me letonezët që iu afruan disa herë barazimit, por falë ndërhyrjeve të sakta të Strakoshës dhe Manajt, porta jonë ngeli e paprekur.

Kështu Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, kjo edhe falë fitores 0-5 të Anglisë ndaj Servbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”.

Rezultati:

Shqipëria 1-0 Letoni

Asllani (P) 25′

VIDEO E GOLIT


Shtuar 9.09.2025 22:45