E zunë pritë me 3 makina, rrihet me shkopa bejsbolli 39-vjeçari në Sarandë

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Sarandë dhe për pasojë është dëmtuar një 39-vjeçar. Ky i fundit ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 39-vjeçarin e kanë zënë pritë me 3 makina dhe e kanë rrahur me shkopa bejsbolli.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 14:51