Parashikimi i motit 4 Shtator 2025, temperatura deri në 33°C

Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit.

Gjithashtu, do të ketë rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër, e cila herë pas here do të krijojë mundësi për reshje shiu, kryesisht në zonat Jugore dhe pjesërisht në qendër.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes, të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e mesatare deri e fortë në det, duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimore, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 3 ballë.


Shtuar 4.09.2025 07:27