Arbër Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj… (VIDEO)

Këtë të enjte, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.

Arbër Veliaj, pas mbi pesë orësh në SPAK, u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai theksoi se kishte shkuar me dëshirë për të bashkëpunuar me organin e drejtësisë.

“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Veliaj.

Kujtojmë se tre javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit, rrëzoi ankimimin e tij kundër kontrolleve të SPAK të kryera në dhjetor 2024, si në banesën e tij, ashtu edhe në ambientet e bizneseve që zotëron.

 


Shtuar 21.08.2025 14:42