Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital

Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Ndërkohë autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 11.08.2025 23:36