Asgjë nuk ka ndryshuar! Qytetarët me orë të tëra pritje në doganat me Greqinë

Edhe kësaj vere pikat kufitare me Greqinë, ajo e Kakavijës dhe e Kapshticës janë kthyer në një “makth” për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të kalojnë kufirin.

Përveç ngadalësimit të procedurave për shkak të rregullave anti-COVID, një shkak tjetër për radhët e gjata është edhe puna me një sportel e palës greke si dhe heqja e fashës së orareve e kuotave që ishin vendosur për kufizimin e përhapjes së pandemisë.

Ndërkohë, që situata është krejt ndryshe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku numri i hyrje-daljeve është shumë herë më i lartë.

14 400 shtetas të huaj dhe shqiptarë që kanë kaluar përmes kësaj pike drejt Maqedonisë se Veriut por edhe drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavënë në bregdet.

 


Shtuar 4.07.2021 17:59