Një ngjarje tragjike është shënuar pak më parë në fshatin Bogdan të Beratit ku një shtetas ka mbetur viktimë nga pakujdesia.
Policia njofton se dy shtëtas kishin dalë për gjah, por fatkeqësisht shtetasi Th. K., 53 vjeç ka qëlluar me armë gjahu padashje shtetasin A. T., 57 vjeç, të cilin e ka ngatërruar më një kafshë të egër.
Pas goditjes me armë gjahu, 57-vjeçari është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.