Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka kërkuar Izraelit të rishqyrtojë zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, duke theksuar nevojën urgjente për armëpushim dhe ndihmë humanitare të pakufizuar.

“Të gjitha pengjet duhet të lirohen menjëherë,” deklaroi ajo, duke shtuar se ndihmat duhet të kenë qasje të lirë në territorin palestinez.

Në të njëjtën kohë, Gjermania njoftoi pezullimin e eksporteve të pajisjeve ushtarake drejt Izraelit që mund të përdoren në Gaza. Kancelari Friedrich Merz tha se vendimi synon të nxisë përpjekjet për paqe dhe lirimin e pengjeve, ndërsa shprehu shqetësim për vuajtjet e civilëve.


Shtuar 8.08.2025 22:10