Klubi i Dinamos ka reaguar në rrjetet sociale pas derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës, i cili u zhvillua dje në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Postimi shoqërohet me frazën “Familje” dhe një zemër blu, duke përcjellë mesazhin se grupi vijon të jetë i bashkuar. Në fotografitë e publikuara shfaqet edhe trajneri Ilir Daja.
Të lidhura
None found
Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 dhe nuk prodhoi një fitues, ndërsa sfida u karakterizua nga polemika të shumta. Arbitri Enea Jorgji akordoi 4 kartonë të kuq, ndërsa pati edhe pretendime për penallti.
Mes lojtarëve dhe pjesëtarëve të përjashtuar ishte edhe trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas marrjes së kartonit të dytë të verdhë në minutën e 40-të.

Pas 9 javësh në Superiore, Dinamo renditet në vendin e 3-të me 16 pikë, 5 më pak se Egnatia kryesuese.




