FSK-ja dhe FARSH-i zhvillojnë aftësitë për kërkim-shpëtim në male

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) morën pjesë në një trajnim të përbashkët trejavor për Kërkim-Shpëtimin Malor, në nivelet bazik dhe të avancuar.

Aktiviteti u organizua në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral mes dy forcave dhe synoi përmirësimin e aftësive profesionale, si dhe forcimin e kapaciteteve operacionale për veprim në terrene malore.

Të lidhura

None found

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit punuan në aspektet teorike dhe praktike të teknikave të kërkim-shpëtimit. Vëmendje iu kushtua përgatitjes për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme emergjente në mjedise malore.

Trajnimi pasqyron angazhimin e përbashkët të FSK-së dhe FARSH-it për të thelluar bashkëpunimin, ndarë përvojat dhe zhvilluar më tej kapacitetet profesionale në kërkim-shpëtimin malor.


Shtuar më 30.10.2026 16:22