Putin telefonatë me kryeministrin izraelit, presidenti rus: Jam gati të ndihmoj në negociatat për programin bërthamor të Iranit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Referuar deklaratës së zyrës së shtypit të Kremlinit, Putin ka shprehur gadishmërinë e Moskës për tu angazhuar në përpjekjet lidhur me gjetjen e një zgjidhje për çështjen bërthamore iraniane.

Shërbimi për shtyp i Kremlinit deklaroi: “Në dritën e përshkallëzimit të fundit në konfrontimin iraniano-izraelit, Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme për të lehtësuar një zgjidhje diplomatike në lidhje me programin bërthamor të Iranit”.

Izraeli në thelb nuk e pranon të drejtën sovrane të Iranit për të zhvilluar energji bërthamore civile, pasi supozon se Teherani do t’i përdorë teknologjitë e fituara për qëllime ushtarake, qëndrim ky që ka marrë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Kujtojmë që më 13 Qershor, Izraeli ndërmori një operacion ushtarak kundër Iranit dhe programit bërthamor në vend, i pasur 9 ditë më vonë nga ndërhyrja e SHBA-ve, të cilët bombarduan 3 objektet bërthamore iraniane.

Më 24 Qershor, palët njoftuan armëpushimin, por përsëri situata në Lindjen e Mesme vijon të mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme.


Shtuar 28.07.2025 21:02

Tags: ,