Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku sipas raportimeve, viktima Kozeta Teço, e cila jetonte e vetme dhe ndodhej në kushte të vështira ekonomike.
Nga informacionet paraprake, zjarri është përhapur në dy ambiente të hyrjes së banesës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia nga tymi.
Kozeta Teço, nuk ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Ajo mbështetej financiarisht nga motra e saj, që e ndihmonte herë pas here, për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat ndodhej.