Pas rreth 48 orësh kërkime, trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali është gjetur. Kapiteli Arben Anamali, u mbyt pasi arriti që të shpëntonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por për fat të keq nuk ia doli të dilte vetë nga uji.
Sipas informacioeneve, trupi i kapitenit u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes.
Kapiteni i kthyer në hero, u fut për të shpëtuar dy turistë në liqen dhe u mbyt vetë.
Turistët izraelitë ishin futur për të notuar, por për shkak të rrymave të liqenit, kanë pasur probleme dhe kanë rrezikuar të mbyten.
Sapo i ka vënë re, Anamali është hedhur në ujë për t’i ndihmuar. Ai ka arritur t’i afrojë dy izraelitët deri tek varka dhe më pas është zhdukur në ujë.
Dyshimet janë se, për shkak të lodhjes, 51-vjeçari ka pësuar komplikacione shëndetësore në ujë dhe është mbytur.
Anamali ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe prej vitit të kaluar, ishte emëruar kapiten i anijeve turistike në pronësi të Bashkisë Shkodër.