Çfarë ndodhi mbrëmë në Sarandë? Policia shoqëron turistin e huaj në komisariat (VIDEO)

Pak para mesnate, një shtetas i huaj është shoqëruar në komisariat nga policia e Sarandës, pasi lëvizte me një thikë në dorë.

Ndërkohë që shëtitorja ka qenë e mbushur me qytetarë.

Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Shtetasi italian që u neutralizua nga policia e Sarandës, ndodhet me pushime në Sarandë.

Ai është nga Perugia është dhe i identifikuar si Th. M 32-vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte edhe në gjendje të dehur.

 


Shtuar 5.07.2025 09:11