Aksident i trefishtë në aksin Shkodër-Lezhë/ Kamioni përplaset me dy makina, 1 viktimë e 3 të plago*ur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrgor Shkodër-Lezhë.

Një kamion është përplasur me dy makina.

Si pasojë ka ndërruar jetë një 37-vjeçar si dhe janë plagosur bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.

Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet.


Shtuar 4.07.2025 16:17