Seanca e fundit plenare, miratohet me shumicën e thjeshtë socialiste projektligji kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit! Opozita braktis votimin

Në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë parlamentare u votua nga mazhoranca edhe projektligjit për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Në fund të seancës opozita braktisi momentin e votimit të projektligjeve, teksa ato u votuan me shumicën e thjeshtë socialiste.

Projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit lidhet me masat konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse.

Projektligji synon që edhe proceset zgjedhore, edhe demokracia, të mos cenohen nga vende të jashtëm keqdashës.


Shtuar 3.07.2025 19:13