Bayer Leverkusen ka lëshuar sinjale të qarta se Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.
Klubi gjerman, nënkampion i Bundesligës, të mërkurën publikoi foto të mesfushorit shqiptar me fanellën e re të sezonit të ardhshëm, shoqëruar me mbishkrimin: “Dukesh mirë, Granit”.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur janë shtuar spekulimet për një kalim të tij te Milani.
Megjithatë, Xhaka jo vetëm që është përfshirë në fushatën promovuese të fanellave të reja, por është raportuar edhe se ka marrë garanci për një rol kyç në projektin e trajnerit të ri Erik Ten Hag për sezonin e ri.
Kjo shton gjasat që kapiteni i Zvicrës të vazhdojë në “BayArena”, duke hedhur poshtë zërat për largim.
Looking good, Granit 👌@newbalance pic.twitter.com/Eqp2rJOhpL
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 2, 2025