Ditën e djeshme, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Sheqishtë në Fier, ku specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zamir Meta, 36-vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*k*uale me vajzën e tij 12-vjeçare.
Këtë të mërkurë, 36-vjeçari Zamir Meta, ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, ku pritet të japë dëshminë e tij për akuzat e abuzimit s*k*ual ndaj vajzës së tij të mitur, 12-vjeçare.
Meta, babai i shtatë fëmijëve, ka pranuar para policisë se ka kryer këtë akt të neveritshëm vetëm një herë.
Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik dhe po ndiqet me vëmendje nga autoritetet.