Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se ushtria ruse do ia dalë të fitojë përballë ushtrisë së Ukrainës. Këtë deklaratë Putin e bëri gjatë një telefonate me video me gruan e një ushtari rus në frontin e luftës.
“Do të doja t’ju kërkoja t’i përcillni urimet e mia më të mira burrit tuaj dhe shokëve të tij. Ne të gjithë u urojmë atyre suksese dhe fitore, dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë.”-tha Putin.
Dy persona u vranë ndërsa të paktën 14 të tjerë u plagosën nga një dron rus që u rrëzua në një ndërtesë të lartë në Odessa të Ukrainës. Mes të plagosurve ishin tre fëmijë, një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.