Kodrat e Cakranit në flakë, zjarri del jashtë kontrollit nga djegia e mbetjeve bujqësore, zjarrfikësit në aksion

Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen jetë njerëzish nga flakët ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tyre.

Shkak i zjarrit dyshohet të jenë bërë djegiet e mbetjeve të barit nga tokat bujqësore. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur masivisht.

Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre ndërsa vatrat e zjarrit tashmë po neutralizohen nga zjarrfikësit.


Shtuar 21.06.2025 23:43