Disa persona janë përfshirë ditën e sotme në një sherr të dhunshëm në lagjen nr. 1 të Pogradecit.
Dy prej katër personave të përfshirë kanë përfunduar në spital pas lëndimeve të marra nga goditja me gota qelqi.
Sipas burimeve për media, ngjarja ndodhi teksa shtetasit K.N., N.Ç. dhe D.Xh., janë futur brenda në një lokal të zonës. Në ato momente ata janë konfliktuar me shtetasin M. Xh., për motive të dobëta, teksa ky i fundit ka përdorur ndaj personave të tjerë thikë dhe spraj neutralizues.
Fillimisht ata janë goditur me karrige e më pas me thikë. Sipas raportimeve, shtetasi K. N., është goditur mbi 5 herë në kokë.
Shtetasi K. N., është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa shtetasi M. Xh., pasi ka marrë fillimisht ndihmë mjekësore është dërguar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij e më pas ka kërkuar që të rikthehet në spital.
Të shoqëruar në polici janë dhe dy personat e tjerë ndërsa hetimet vijojë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Pogradec / Informacion paraprak
Në lagjen nr. 1, Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, janë dëmtuar me gota shtetasit M. Xh. dhe K. N., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit A.K., N.Ç dhe D.Xh, janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.