Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend

E ndërsa Shqipëria prej ditësh po përballet me një mot me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe rrebeshe kanë prekur zonën e Belshit dhe të Dumres që prej orës 14:00 të mesditës.

Nga stuhia u paralizua qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve teksa prurjet e mëdha të shiut nuk u përballuan nga koletorët. Gjithashtu dëmtime serioze janë shkaktuar dhe në sektorin agro-bujqësor.

Ndërhyrja e punonjësve të emergjencës për zhbllokimin e rrugëve ishte akoma dhe më e vështirë për shkak të erërave të forta që solli stuhia. Autoritetet lokale i janë drejtuar me një apel qytetarëve për të shmangur lëvizjet dhe për të qëndruar në shtëpi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.


Shtuar 20.06.2025 16:14

Tags: ,