Vjen zyrtarizimi nga klubi, Tirana njofton tifozët për trajnerin

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Tekniku korçar dhe klubi kryeqytetas kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, teksa gjithçka është bërë zyrtare nga vetë bardheblutë.

45-vjeçari ka qenë në krye të Tiranës që prej janarit të këtij viti, madje duke i shpëtuar edhe rënies nga Superiore.

Por, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në dhjetor, drejtuesit dhe trajneri kanë “ndarë rrugët”.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional.
KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij.


Shtuar 19.06.2025 20:50