Sot nis rinumërimi i votave për 1282 kutive për qarkun Tiranë

Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit të qarkut Elbasan, që i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit të marrë në KAS gjatë shqyrtimit të ankimimit të koalicionit PD-ASHM.

Nga verifikimi i këtyre kutive janë konstatuar disa problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy.

Po ashtu, u vërejt se ne disa kuti mungonin fletët e papërdorura, si dhe rezultoi se ne disa raste kane votuar persona që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve.

Ndërkohë sot do të nisë rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit.

Në total do te rinumërohen 2323 kuti votimi nga zgjedhjet e 11 Majit.


Shtuar 18.06.2025 08:31