Mali i Krastës u përfshi ditën e sotme nga një zjarr i përmasave të mëdha. Mbi situatën në fjalë ka reaguar dhe Ministria e Mbrojtes, duke sqaruar se flakët tashmë janë vendosur nën kontroll dhe se po punohet për shuarjen e plotë.
Në operacion janë përfshirë 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonalë Mengjël të Elbasanit.
Gjithashtu vijon monitorimi i terrenit për parandalimin e aktivizimit të të tjera vatrave në zonë.
Mali i Krastës u përfshirë nga flakët paraditen e sotme duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pisha. Fatmirësisht nuk ka pasur banesa të rrezikuara në zonë, ndërsa zjarri doli jashtë kontrollit favorizuar nga era e fortë.