Para 5 vitesh plagosi 3 persona se i ngacmuan gruan, kush është zyrtari i arrestuar gjatë operacionit anti-drogë

Një ndër 38 të arrestuarit ditën e sotme në operacionin anti-drogë Shqipëri – Itali është edhe Saimir Kurti, ish-drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë.

Ky i fundit rezulton i përfshirë në një plagosje me armë në vitin 2016, ngjarje që ndodhi pas një sherri për një vend parkimi.

Saimir Kurti ka plagosur për motive të dobëta sot Eqrem Kazazin, Kid Kazazin dhe Dritan Xhixhon, ky i fundit shitës ambulant. I pari është edhe babai i kreut të FRPD­së së Kavajës.

Pas arrestimit nga policia Kurti tha në polici se “Nuk ka ngjarje politike. U konfliktuam pasi kishin ngacmuar bashkëshorten time, duke mos e lejuar të parkonte makinën përpara lokalit të tyre, i cili ndodhet para bashkisë.

E konsiderova si gjest të ulët këtë dhe shkova të sqarohesha me ta, por ata më dhunuan fizikisht dhe për vetëmbrojtje qëllova me pistoletë në tokë”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera për Policinë lokale Kurti.

Deri tani janë zbuluar emrat e  IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit; Prokurori i Vlorës Maksim Sota; ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajë.


Shtuar 2.07.2021 11:17