Adelina Tahiri s’mund të ishte më e lumtur, djali u rrit dhe këndon këngën e saj (VIDEO)

Adelina Tahiri u rikthye sërish në muzikë disa ditë më parë pas në mungese gati 2-vjeçare. Këngëtarja shqiptare publikoi këngën “Falma” në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe fansat e Adelinës e pritën mjaft mirë këtë rikthim të saj.

Por mes shumë fansave, njëri prej tyre dallon më tepër, sepse ka mësuar që tani përmendësh gjithë këngën e Adelinës. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video të djalit të saj, Jon Markov, i cili këndon nga fillimi në fund refrenin e këngës. E emocionuar për këtë moment, Adelina e ka ndarë menjëherë videon me ndjekësit e saj.

“Ooo drita e mamit! Kush mu bë të më këndoj këngët”, shkruan këngëtarja përkrah videos shumë të ëmbël të të voglit.

Kujtojmë se Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë me të voglin Jon rreth 3 vite më parë. Vogëlushi erdhi në jetë si fryt i dashurisë së saj disavjeçare me Serjoza Markov. Këngëtarja ka shprehur më herët hapur dëshirën për të zgjeruar më tej familjen e saj dhe për të pasur sa më shumë fëmijë. Në një intervistë të dhënë para disa muajsh, Adelina u shpreh se Serjoza është një baba shumë i përkushtuar dhe se ai e meriton të ketë sa më shumë fëmijë rreth vetes.

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, u shpreh Adelina.


Shtuar 2.07.2021 11:20