Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë- Berat ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se një furgon tip “Benz” me targa AA 057TU, pranë fshtatit Stan Karbunare, ka përplasur shtetasin Kostandin Verushi i cili udhëtonte me karrocë me gomar.
Verushi ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas informacioneve të para drejtuesi i karrocës ka dalë nga rruga dytësore për të kaluar në anën tjetër të autostradës. Drejtuesi furgoni i cili vinte nga Lushnja në drejtim të Beratit e ka venë re dhe ka frenuar, por nuk ka mundur ta shmangë goditjen.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.