Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espanyol, i huazuar nga Roma.
Ai ndihmoi klubin katalanas ti shpëtonte rënies nga kategoria, duke marrë trajtën e një “muri” të vërtetë në prapavijë.
Paraqitjet pozitive i ranë në sy edhe trajnerit Sylvinho, duke e thirrur në Kombëtare. Në prag të duelit me Serbinë, Kumbulla është shfaqur shumë i motivuar në rrjetet e tij sociale, ku përmes një postimi shkruan: “I lumtur që u ktheva në shtëpi! Gati për sfidat e ardhshme! Forca Shqipëria!”.
Vlen të përmendim se gjatë edicionit të shkuar futbollistik Kumbulla regjistroi 36 ndeshje në total, e përkthyer me 3 gola dhe 10 kartonë të verdhë.
Vlera e mbrojtësit 25 vjeçar sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” shkon deri në 6 milionë euro.
Mbetet për tu parë nëse Sylvinho do i besojë pozitën e titullarit Marashit, aty ku konkurrenca është e madhe.
View this post on Instagram