Besnik Hasi rimori drejtimin e Anderlecht më 20 mars të këtij viti. Nën drejtimin e ish-lojtarit të Kombëtares Shqiptare, ekipi belg u rendit në vendin e 4-t në kampionat duke siguruar kualifikueset e Europa League.
Nuk ka vonuar shumë dhe ditën e sotme, Anderlecht ka konfirmuar të ardhmen e trajnerit shqiptar. Besnik Hasi do të vazhdojë të mbetet trajneri i belgëve të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
Edhe pse nën drejtimin e Hasit këtë sezon Anderlecht ka regjistruar 7 disfata, ekipi belg ka zgjedhur t’i besojë shqiptarit. 53-vjeçari e ka drejtuar më parë Anderlechtin nga viti 2014 deri në 2016.