Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, Bislimi takohet me Sorensen në Bruksel! Nesër takimi me palën serbe

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukseli, ku do të zhvillojë takime në nivel të kryenegociatorëve, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë

Zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni në një konferencë për media të hënën deklaroi e Bislimi ka zhvilluar takimin metë dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen. Ai theksoi se të martëndo të arrijë pala serbe, teksa pritet edhe takimi me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç.

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia janë thirrur në Bruksel që prej emërimit të Sorensen, si i dërguar i posaçëm për dialog, post në të cilin më herët ishte Miroslav Lajçak.

Që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë raund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.


Shtuar 2.06.2025 17:02

Tags: ,