Stilisti kosovar plagosi bashkëshorten e më pas vrau veten, flasin vëllezërit e Festim Isufit: Rina vijon të jetë pjesë e familjes…

Një ngjarje e rëndë e ndodhur disa javë më parë ka tronditur opinionin publik. Sipas asaj që është raportuar deri më tani në media, stilisti i njohur kosovar, Festim Isufi goditi me thikë partneren e tij e më pas vrau veten.

Festim Isufi humbi jetën në vendngjarje pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa bashkëshortja e tij, Rina Maloku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë reguar dhe familjarë të Festimit, të cilët shprehen se Rina vijon të jetë pjesë e familjes Isufi ndërsa ende nuk ka diçka konkrete nga hetimet lidhur se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes.

“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuroria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe ne nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dimë çka ka ndodh, absolut është e pa vërtetë. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha njëri prej vëllezërve të Festim Isufit.

Disa ditë pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe vetë Rina Maloku në rrjete sociale teksa postoi një foto krah partnerit të saj duke i dedikuar dhe një mesazh lamtumire: “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”


Shtuar 26.05.2025 21:54