Nuno Espirito Santo flet si trajner i Tottenham (VIDEO)

Kërkimit të Tottenham Hotspur për trajner të ri i ka ardhur fundi, pasi e kanë angazhuar Nuno Espirito Santon në këtë post.

Strategu, i cili u largua nga Wolverhampton Wanderers në fund të sezonit të kaluar, zë vendin e lënë bosh nga Jose Mourinho, i cili ishte shkarkuar.

Spursat kanë konfirmuar se trajneri i ri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare që është valide deri në vitin 2023.

“Kur ke një skuadër me cilësi dhe talent, ne duam t’i bëjmë tifozët krenarë dhe t’i kënaqim. Është një kënaqësi e madhe dhe një nder, jam i lumtur dhe mesi pres të filloj punën.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të fillojmë menjëherë punën, sepse parasezoni fillon pas disa ditësh”, është shprehur trajneri i ri për faqen zyrtare të klubit.


Shtuar 1.07.2021 08:33