48-vjeçari përfundon në spital, policia: Është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij duke e pastruar

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Freskut, në Tiranë, ku një 48-vjeçar ka përfunduar në urgjencë me plagë zjarri në trup. Sipas burimeve policore, i plagosuri, shtetasi A.K., është vetëplagosur aksidentalisht teksa po pastronte armën e tij të zjarrit, një pistoletë që e posedonte me leje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 dhe i plagosuri ka shkuar vetë në spital për ndihmë mjekësore. Aktualisht ndodhet në QSUT dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje për verifikime të mëtejshme.


Shtuar 25.05.2025 23:10