Tre persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që u kapën nga RENEA në një restorant në zonën e Gjirit të Lalëzit, janë lënë në burg nga gjykata e Durrësit.
Xhevdet Plaku që kërkohet në Itali për trafik droge dhe vrasje, Flobenc Meçe që kërkohet nga SPAK për sigurim dy herë të kushteve për të vrarë Erjon Alibej dhe 1 herë për të vrarë Aldo Bahon si dhe Voltan Xhani që kërkohet nga prokuroria e Shkodrës për sigurimin e kushteve të vrasjes së Elis Rroshkodolit, janë lënë në burg.
Veç dosjes së SPAK, Flobenc Meçes, tashmë i janë shtuar dhe dy akuza të tjera si ajo e Mbajtjes së armëve pa lejë dhe “Falsifikimit të pasaportës dhe kartës së identitetit”.
Akuzë të re i është shtuar dhe Xhevdet Plakut si dhe Voltan Xhanit, pasi u kapën me pistoleta pa lejë.
Vendimi është marë mesditen e sotme nga gjyqtari i Durrësit Sokol Mara, i cili vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” ndaj 3 persona të shumëkërkuar.
Të gjithë personat ishi duke darkuar në një restorant luksoz në Gjirin e Lalëzit, kur u kapën nga forcat speciale.
Por sipas vendimit të gjykatës, në masën “Arrest në burg”, do vijojë të qëndrojë dhe vëllai i Voltan Xhanit, Jugert Xhani, i cili akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Ndërkohë në burg do vijojë të qëndrojë dhe Fatjon Qesja dhe Oltion Hasani, ndërsa i vetmi që ka lënë qelinë është Alfred Hasanaj, për të cilin prokuroria e Durrësit kishte kërkuar masën e “detyrimit për paraqitje”.
Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët janë dërguar në ambientet e Gjykatës së Durrësit nën masa të rrepta sigurie me praninë edhe të FNSH.
Ai u zhduk pasi doli nga burgu Barcaglione në Ankona për të hedhur mbeturinat. 44-vjeçari ishte i ndaluar prej një viti e gjysmë dhe vuante dënimin për trafik droge.
Tabela e masave të sigurisë
Xhevdet Plaku arrest ne burg
Flobenc Mece rrest ne burg
Voltan Xhani arrest ne burg
Jugert Xhani arrest ne burg
Oltion Hasanaj arrest ne burg
Alfred Hasanaj detyrim paraqitje ne policine gjyqesore dhe Ndalim i daljes jashte shtetit.
Fatjon Qesja arrest ne burg