Më pesë shkurt të këtij viti mbushi 40 vjeç, por pas ekzaminimeve të bëra pranë një shoqërie të specializuar për fitnesin e trupit të njeriut, Kristiano Ronaldo ka mësuar moshën e tij biologjike.
“Nuk mund ta besoj që të jem kaq mirë… 28.9 vjeç”, tha Ronaldo gjatë podcast-it “Whoop”.
Portugezi shpjegoi se regjimi i tij strikt është sekreti i këtij suksesi.
Nëse portugezi do të vazhdojë kështu atëherë do të thotë se do të kemi mundësi që ta shikojmë në fushat e blerta edhe për të paktën dhjetë vite të tjerë.