Ditën e sotme, policia e Korçës bën me dije se rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63-vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.