Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. Siç shihet edhe nga fotoja janë fikur të monitoret ku shfaqet vota. KQZ u ka bërë thirrje numëruesve që të mos karikojnë telefonat në prizat e monitorëve, pasi ka bëre masë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbrëmjen e sotme po numëroheshin votat e diasporës për kandidatët në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës. Numri i votave të diasporës për qarkun e Lezhës ka përfunduar ku PD në Lezhë ka katër mandate ndërsa PS ka 3 mandate. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik duartrokitën rezultatin. Vota e diasporës nuk mjaftoi për të përmbysur avantazhin e PD-së brenda territorit, ndonëse rezultati final u nda vetëm për disa dhjetëra zarfe, 70 vota.
Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës për qarkun e Fierit ka ruajtur mandatin e 12-të. Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.
Nga lista e hapur futen 7 deputetë. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. PD-ASHM në këtë qark merr 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshin.
Në qarkun e Kukësit janë numëruar 80% të votave të diasporës. Nga numërimi i deritanishëm kandidati demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit. Çelaj ka rimarrë mandatin me një diferencë prej 64 votash në total ndaj Shkelqim Shehut. Sipas KQZ janë numëruar 2852 nga 2917 zarfa total. Qarku i Kukësit u fitua nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. ASHM ka nxjerrë nga ky qark deri tani 2 deputetë, ndërsa PS 1 deputet. Deputetët e PD-së që do të jenë në parlament deri në këto momente janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj.