Pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në orën 19:00 dhe dorëzimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit në mbarë vendin, ka nisur numërimi. Siç raportojnë gazetarët e News24, materialet zgjedhore janë shoqëruar nga forca të policisë të cilat janë angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Pusteci, bashkia më e vogël e qarkut ka nisur numërimin dhe do të jetë e para që do të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve në këtë bashki.
Ndërkohë, nga rezultati i bërë publik nga numërimi i 6 kutive të para të Bashkisë së Vorës, koalicioni PD-ASHM është në avantazh me 21 vota ndaj PS.
Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës.
https://albeu.com/zgjedhjet2025.php