Aksidenti i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura

Efektivi i policisë Veli Gjura, i cili disa ditë më parë, teksa po ecte në trotuar, e përplasi një mjet, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Kujtojmë se një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke përplasur fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas një dyqan.

Nga verifikimet, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Ai është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 11.05.2025 13:48