Të gjithë e dinë “dashurinë” që reperi Stresi ka për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pavarësisht humbjeve, ai asnjëherë nuk ka kursyer mbështetjen e tij ndaj bluve dhe sigurisht liderit të tyre. Mbrëmjen e sotme, Stresi ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës së demokratëve, ndërkohë që prezantoi edhe këngën e krijuar posaçërisht për këtë ditë.
Por, përpos “dashurisë” për Berishën, Stresi nuk kurseu as “thumbat” për Noizyn, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.
“Je doktori i zemrës time, Zoti ma ka dhënë këtë nuk kam faj”, tha Stresi ndërkohë që më tej vijoi: “E i pata thënë shokut tim Noizy je në partinë e gabuar miku im”.