Incidenti në mitingun e Elbasanit, reagon dega e PD: S’ka pasur tensione politike, ishte konflikt banal mes të rinjve

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të në qytet, ngjarje e ndodhur dje.

Sipas demokratëve, ngjarja ishte një konflikt i natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me organizimin e mitingut apo me përplasje midis grupeve mbështetëse të kandidatëve.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë tension të karakterit politik. Ky episod i izoluar po keqpërdoret nga qarqe të afërta me mazhorancën për të politizuar ngjarjen dhe për të njollosur një takim madhështor”, thuhet në deklaratën e PD Elbasan.

Partia Demokratike, thekson se mitingu në Elbasan ishte një demonstrim i fuqishëm mbështetjeje për Sali Berishën dhe vizionin e PD-së për ndryshim, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve dhe të qëndrojnë të fokusuar në synimin e përbashkët: fitoren e vlerave demokratike dhe të së ardhmes.


Shtuar 8.05.2025 13:05