Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë.
Burimet bëjnë me dije se tre persona të maskuar, me armë në duar, kanë ndaluar një mjet që transportonte mallra.
Të lidhura
None found
Pasi kanë zbritur në tokë shoferin, kanë marrë furgonin e ngarkuar me banane dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejes së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes/albeu.com/
