Luana Vjollca bëhet imazh i markës së preferuar të VIP-ave botërorë (FOTO LAJM)

Luana Vjollca është padyshim një nga vajzat më të suksesshme të momentit. Përveçse si moderatore, ajo po shkëlqen në shumë fusha dhe së fundmi ka shënuar një tjetër sukses. Pas “Philip Plein” një tjetër markë e famshme ka përzgjedhur Luanën si imazh të saj.

Bëhet fjalë për brandin “Collini Milano 1937”. Kjo markë ndërkombëtare mund të quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali dhe këtë herë kanë bashkuar forcat me showgirl-in shqiptar Luana Vjollca.

Ajo ka ndarë në Instagram disa foto me veshjet e markës, ku shkëlqen e veshur e gjitha me ngjyrë gold nga koka tek këmbët. “Collini Milano” është një nga markat e preferua të shumë yjeve botërorë si Rita Ora, Ava Max, Anitta, Karim Benzema, Natalia etj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Para pak ditësh Luana Vjollca bëri të ditur për të gjithë fansat e saj se kishte bërë realitet ëndrrën e saj të madhe, që ishte bërë pjesë e Sony Music Industry.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”,shkroi Luana krahas fotos.

Ndërkohë 1 javë më parë Luana publikoi këngën e saj më të re “1 mijë vjet”.


Shtuar 30.06.2021 08:44