Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, është përfshirë në një konflikt fizik me një drejtues Kamioni që udhëtonte në teritorin Shqiptar transit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Mirasit”, ku kamioni është ndaluar për shkak se një fuoristradë e zezë i ka prerë rrugën duke i dalë para.
Nga makina, ka dalë Bledjon Nallbati së bashku me vëllain e tij, Altin Nallbati, ku së bashku kanë filluar ti kërkojnë llogari drejtuesit të mjetit.
Më pas Bledjon Nallbati dhe i vëllai kanë kryer veprime të dhunshme, duke tentur të godasin dhe më pas të zbresin me dhunë shoferin e kamionit, i cili ka rezistuar për të mos zbritur nga kabina e makinës.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë policie, duke bërë shoqërimin e palëve në ambjentet e komisariatit të Devollit.
Pasi janë marë në pyetje, të tretë personat janë lënë të lirë.
Shkak i ngjarjes është bërë një moment ku sipas Altin Nallbatit, drejtuesit i kamionit pok vinte me shpejtësi dhe ka rrezikuar mjetin që ai drejtonte nga një aksident.