Një zjarr ka rënë në afërsi të burgut të Peqinit. Mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe pranë sektorit të sigurisë së lartë.
Në vendngjarje ka mbërritur drejtori i burgut dhe kreu i Bashkisë së Peqinit.
Drejtori i burgut, Artan Tabaku, i kontaktuar nga ABC, u shpreh se zjarri është jashtë rrethimit të burgut dhe se nuk paraqet rrezikshmëri
Gjithashtu bëhet e ditur se zjarri është neutralizuar./albeu.com