Përmes një video të publikuar në “Facebook”, kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi, shkruan se në fshatin Kasollë, bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave.
Këlliçi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Arben Malokut. Kjo është gjendja në Kasallë, ngjitur me shkollën. Bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave.
Kjo është pasaporta shqiptare e vitit 2025, ku fëmijët rriten dhe shkollohen në gjendje skandaloze, rruga mungon dhe ambulanca e fshatit është në mjerim. Ka një zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj batërdie. Më 11 maj, të ndëshkojmë Edi Ramën me votë dhe të sjellim ndryshimin!